Lajmet

Microsoft shkarkon Windows 10-tën në kompjuterat e përdoruesve pa i vënë në dijeni

Sep 13 2015
0 Shpërndarje
Microsoft shkarkon Windows 10-tën në kompjuterat e përdoruesve pa i vënë në dijeni

1970Microsoft ka pranuar se automatikisht ka shkarkuar Windows 10-tën në kompjuterat e përdoruesve edhe pse ata nuk kanë shfaqur interes në instalimin e sistemit operativ të ri.

Ky shkarkim automatik zë një hapësirë prej 3.5 GB deri në 6 GB në kompjuterin e përdoruesit. Disa kompjutera të fundit, përfshi edhe disa modele tabletësh, kanë vetëm 32 GB memorje të brendshme, çka do të thotë se ky shkarkim zë afro 19 % të hapësirës totale të hardiskut.

Ky shkarkim kryhet në sfond pa vënë aspak në dijeni përdoruesin. Nëse konsumatorët e Microsoft gjendet në një zonë rurale kur interneti është i ngadaltë atëherë kemi të bëjmë me një problem real.

Windows 10-ta shkarkohet në kompjuterat me sistem operativ Windows 7, Windows 8 dhe Windows 8.1 të cilët kanë të aktivizuar instalimin automatik të përditësimeve. Përditësimet automatike janë të dobishme sepse riparojnë shumë probleme të sigurisë që mund të shfaqen. Por Windows 10-ta nuk është një përditësim sigurie por një version i ri i sistemit operativ. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>