Microsoft shiti biznesin e telefonëve të thjeshtë për 350 milion dollar, Nokia njoftoi rikthimin në tregun e telefonëve mobil

Publikuar më: 18-05-2016

Nokia-230_Nokia-230-Dual-SIM_featured-1024x496-930x450Microsoft njoftoi se ka shitur biznesin e telefonëve të thjeshtë me markën Nokia tek FIH Mobile, një filial i gjigandit tajvanez të elektronikës Foxconn dhe një entiteti tjetër finlandez, HMD Global, për 350 milion dollar. Transaksioni në fjalë do të finalizohet gjatë gjysmës së dytë të 2016-tës.

Sapo marrëveshja të ketë përfunduar, afro 4,500 punojës do ti bashkohen FIH Mobile dhe HMD Global. Nëse e mbani mend, Finlanda ishte toka mëmë gjigandin europian Nokia që u ble nga Microsoft dy vite më parë. Pikërisht tani gjërat kanë filluar të bëhen interesante sepse vetë Nokia ka konfirmuar se do të rikthehet në tregun e telefonëve mobil përmes disa marrëveshjeve strategjike lidhur me të drejtat e përdorimit të markës.

“Dita e sotme shënon një kapitull të ri për markën Nokia dhe industrinë ku Nokia ngelet një markë unike,” u shpreh Ramzi Haidamus, President i Nokia Technologies. “Në vend që Nokia ti rikthehet vetë prodhimit të telefonëve, HMD do të ndërtojë telefonët dhe tabletët të cilët do të rrisin vlerën e markës Nokia në tregjet globale. Duke punuar me HMD dhe FIH ne do të vijojmë të jemi pjesë e tregut botëror të elektronikës duke qëndruar besnik strategjisë sonë të liçensimit,” vijoi ai më tej.

HMD padyshim do të ketë rolin kyç, një kompani e cila drejtohet nga Arto NUmmela, ish shefi i divizionit të paisjeve mobile panë Microsoft. Edhe pse nuk dihet sesi këto telefonë do të ngjajnë, HMD premton 500 milion dollar investim për tre vitet e ardhshme për të mbështetur produktet me markën e Nokia.

Lidhur me Microsoft, thuhet se gjigandi i sistemit operativ do të vijojë të mbështesë prodhimit e telefonëve Windows 10 Mobile nga palë të treta si HP, VAIO dhe Acer. Besohet se Microsoft po punon gjithashtu në një telefon Surface. Blerja e Nokia ishte një fatëkeqsi për kompaninë e cila çoi dëm 7.6 miliard dollar. (PCWorld Albanian)

Microsoft shiti biznesin e telefonëve të thjeshtë për 350 milion dollar, Nokia njoftoi rikthimin në tregun e telefonëve mobil
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)