Microsoft rivalizon IFTTT me aplikacionin e ri Flow

Publikuar më: 04-11-2016

microsoft-flow-796x398Pas muajsh të gjatë testimesh publike, Microsoft zyrtarisht ka lançuar Flow, aplikacionin automatizues dhe rivali më i drejtpërdrejt i IFTTT dhe Zapier.

Shërbimi është i thjeshtë, duke ndërlidhur aplikacione bazuar në cloud mund të përcaktoni një zinxhir veprimesh.

Aktualisht janë 58 aplikacione të mbështetura ku në mesin e tyre janë Basecamp, Facebook, OneDrive, G Suite, Instapaper dhe Wunderlist.

microsoft-flow-screens-2

Flow funksionon në Ueb, iOS dhe Android. Sigurisht që nuk është ndërtuar vetëm për individët por edhe bizneset falë kontrollit të gjërë enterprise ku kompanitë mund të shpërndajnë shërbimin madje duke kufizuar veprime nga aplikacione specifike.

Flow është falas për 750 veprime në muaj. Planet tarifore me pagesë fillojnë nga 5 dollar për 4,500 veprime në 15 dollar për 15,000 veprime. Nënshkruani në këtë uebfaqe për të provuar risitë e aplikacionit. (PCworld Albanian)

Microsoft rivalizon IFTTT me aplikacionin e ri Flow
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)