Microsoft ristrukturon biznesin e telefonëve Windows. Lamtumirë telefonëve të shumtë Lumia

Publikuar më: 09-07-2015

nokia-830-colors-100412501-largeGjigandi i softuerit Microsoft ka vendosur të bëjë disa ndryshime të mëdha në biznesin e saj të telefonëve Windows që bleu nga Nokia në 2014-tën.

Kompania do të shkurtojë stafin e e këtij biznesi me 7.800 punonjës dhe do të shpenzojë 7.6 miliard dollar për ristrukturimin e biznesit të telefonëve të cilën e bleu nga Nokia një vit më parë për 7.2 miliard dollar. Kjo do të thotë që për Microsoft kjo njësi e blerë nga Nokia nuk ka shumë vlerë, duke qënë se po harxhon shuma të mëdha parash për ristrukturimin e saj.

Për arsye pushimi nga puna , Microsoft do ti paguajë punonjësve 750 deri 850 milion dollar. Vetëm disa muaj pas blerjes së biznesit të Nokia, Microsoft shkurtoi 25.000 vende pune por me sa duket ende shkurtimet janë të nevojshme.

Microsoft deklaroi se ky ristrukturim është i nevojshëm që kompania të fokusohet dhe të alokojë burimet e saj. Në një deklaratë për punonjësit, Nadella u shpreh se kompania do të ndalojë së rrituri biznesin e smartfonëve por do të përqëndrohet në rritjen e ekosistemit Windows në tërësi. Kjo do të thotë një portofol më i reduktuar telefonësh me qëllim specifik. Por mos mendoni se smartfonët Windows do të largohen nga tregu.

Megjithatë Microsoft nuk po i kushton më kaq shumë vëmendje Windows Phone. Roli i Nokia në Microsoft ishte të mbante në treg Windows Phone por me sa duket tashmë ky nuk është më një prioritet. (PC World Albanian)

Microsoft ristrukturon biznesin e telefonëve Windows. Lamtumirë telefonëve të shumtë Lumia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)