Microsoft rishkruan historinë, i bashkohet Fondacionit Linux

Publikuar më: 16-11-2016

microsoft-tux-linuxNjë lajm suprizë ditën e sotme ndërsa Microsoft njoftoi se do ti bashkohet Fondacionit Linux si një anëtar Platinium.

“Kjo është një suprizë sepse ata asnjëherë skanë qenë adhurues tanët,” tha shefi ekzekutiv i fondacionit Jim Zemlin lidhur me historinë mes Linux dhe Microsoft.

Por Microsoft-i nën lidershipin e Satya Nadella është i një universi tjetër. Sot gjigandi i sistemit operativ është një prej kontributorëve më të mëdhenj në softuerin e lirë.

Në vetëm pak vite ata arritën të ndërtonin Ubuntu brenda Windows 10-tës, sollën SQL Server në Linux, hapën burimin e platformës .NET dhe nënshkruan një sërë partneritetesh me Red Hat, SUSE etj.

Por pavarësisht këtyre që thamë, lajmi përbën çudi sepse anëtarët e dy komuniteteve prej vitesh ndiheshin sikur të ishin në luftë me njëri tjetrin.

Anëtarë të tjerë Platinium të cilët paguajnë 500,000 dollar janë Cisco, Fujistsu, HPE, Huawei, IBM, Intel, Nec Oracle, Wualcomm dhe Samsung. Facebook dhe Google hyjnë në listën e sponsorëve Gold. (PCWorld Albanian)

Microsoft rishkruan historinë, i bashkohet Fondacionit Linux
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)