Microsoft “riparon” përmes një përditësimi baterinë e tmerrshme të Surface Pro 3

Publikuar më: 31-08-2016

surface-pro-31-640x426Gjatë muajit Korrik Microsoft pranoi se disa sisteme të hibridit Surface Pro 3 përjetonin një konsum tej normave të baterisë e cila vinte si rezultat i një gabimi në softuer. Rregullimi i këtij problemi tashmë ka mbërritur për përdoruesit e Windows 10-tës në këtë tablet.

Përditësim i cili është finalizuar më 29 Gusht duhet të instalohet ndërsa Surface Pro 3 është në në karikim. Paisja do të fiket dhe ndizhet disaherë për të përfunduar instalimin. Problemi shkaktohet nga një gabim në matjen e saktë të gjendjes së baterisë.

E thënë ndryshme Surface Pro 3 raporton një bateri në 100% kur gjendja e saj nuk është e tillë. Jo vetëm që bateria nuk është e ngarkuar plotësisht por tableti ndalon karikimin e mëtejshëm të saj.

LG dhe Simplo janë dy prodhuesit të cilët ofrojnë bateri për hibridët 2n1 të Microsoft. Sipas raportimeve më të fundit, përdoruesit thanë se ky përditësim arrin të riparojë problemin në fjalë. (PCWorld Albanian)

Microsoft “riparon” përmes një përditësimi baterinë e tmerrshme të Surface Pro 3
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)