Microsoft riparon 68 dobësi sigurie në Windows, Internet Explorer, Edge dhe SQL Server

Publikuar më: 10-11-2016

microsoft-logo-redwest-a-100611028-largeMicrosoft ka arnuar një numër të lartë dobësish sigurie në Windows, Office, Edge, Internet Explorer dhe SQL Server këtë javë dy prej të cilave janë shfrytëzuar në disa sulme nga hakerat.

Përditësimet e sigurisë mbulonin 14 buletine me 68 dobësi. Një prej buletineve i përket Adobe Flash ndërsa gjashtë prej tyre konsiderohen si kritike. Administratorët duhet të adresojë përditësimet e buletinit MS16-135 sepse përmban disa rregullime të dobësive të sigurisë zero ditore.

Thuhet se dobësitë e këtij buletini janë shfrytëzuar nga grupi famëkeq i hakerave Rus, Fancy Bear të cilët janë po ato hakera që publikuan e-mail-et e Klinton. Me numër të koduar CVE-2016-7255, dobësia u bë shkak acarimesh dhe replikash mes Microsoft dhe Google pas zbulimit të saj nga ky i fundit.

Google thoshte se u jepte vetëm 7 ditë afat kompanive për të adresuar problemet e sigurisë ndërsa për Microsoft e kishte dërguar në 10 ditë afatin. Nga ana tjetër Microsoft nuk është dakord sepse konsumatorët e saj vihen në rrezik.

Një tjetër buletin që duhet të keni në konsideratë është MS16-132 i cili përmban rregullime të dobësive kritike të cilat po shfrytëzohen nga hakerat. Dobësitë e tjera kritike fshihen në MS16-142 dhe MS16-129 në Internet Explorer dhe Edge. (PCWorld Albanian)

Microsoft riparon 68 dobësi sigurie në Windows, Internet Explorer, Edge dhe SQL Server
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)