Microsoft rikthen sinkronizimin manual të të dhënave në aplikacionin desktop të OneDrive

Publikuar më: 28-09-2016

onedrive-100670196-galleryMicrosoft konfirmoi se sinkronizimi manual i të dhënave në aplikacionin OneDrive për Windows do të rikthehet. Veçoria e re do të quhet “On-Demand Sync.”

Nëse nuk jeni të njohur me këtë koncept, është nje veçori e cila lejon përdoruesit të shohin skedarët në OneDrive në Windows pa qenë nevoja të shkarkohen. E thënë ndryshe nëse një skedar nuk është i shkarkuar në diskun lokal të kompjuterit do të vijojë të shfaqet nga OneDrive.

Por nëse e hapni skedarin, OneDrive automatikisht do e shkarkojë. Kjo veçori me shumë gjasa do të debutojë në pranverën e 2017-tës së bashku me përditësimin e dytë madhor të Windows 10-tës, Redstone 2.

Bazuar në imazhin e mësipërm, sinkronizimi manual do të funksionojë në të njëjtën mënyrë siç bën Dropbox Infinite. Kur hapni një folder OneDrive disa ikona do të shfaqen ngjitur me çdo skedar të ruajtur.

Këto ikona do të tregojnë nëse skedari është i ruajtur lokalisht ose jo, nëse po shkarkohet apo ngarkohet. (PCWorld Albanian)

Microsoft rikthen sinkronizimin manual të të dhënave në aplikacionin desktop të OneDrive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)