Microsoft rikthen reklamat në Windows 10

Publikuar më: 07-11-2016

windows-10-toolbar-ad-100691547-largeKur fushata e ofrimit falas të Windows 10-tës përfundoi shumë përdorues patën një ndjesi lehtësimi duke menduar se Microsoft do të heqë dorë nga reklamat në sistemin operativ.

Ja që nuk ndodhi sepse Microsoft i është kthyer strategjisë së vjetër dhe tani u përkujton përdoruesve se regjistrimi në Microsoft Rewards përmes Edge u garanton atyre më shumë përfitime.

Plot njoftime e sugjerime, Microsoft vazhdimisht lëshonte promocione të suitës së produktivitetit Office dhe aplikacioneve të palëve të treta në Windows. Mbase një reklamë nuk është fundi i botës.

Të gjithë duhet ta mbani mend përditësimin në Windows 10 për përdoruesit e Windows 7-tës dhe 8.1 mbi të cilën Microsoft aplikoi strategji agresive që ngjasonte me teknikat e maluerëve për të mashtruar përdoruesit.

Sigurisht mund ti ndaloni këto reklama duke naviguar: Settings > System > Notifications & Actions dhe të fikni opsionin “Get Tips, Tricks and Suggestions.”

Por pavarësisht kësaj, përdoruesit kanë raportuar se përditësimi i përvjetorit të Windows 10-tës e ka rikthyer aktivë këtë opsion pa dijeninë e tyre. (PCWorld Albanian)

Microsoft rikthen reklamat në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)