Microsoft ridizenjoi aplikacionet Outlook në iOS dhe Android. Vret aplikacionin kalendarik Sunrise

Publikuar më: 28-10-2015

microsoft_outlookSot Microsoft solli pamje të re në aplikacionet të postës elektronike Outlook për iOS dhe Android. Me këtë lajm gjigandi i sistemit operativ njoftoi edhe për ndalimin nga funksioni të aplikacionit kalendarik Sunrise.

Versioni për iOS është i disponueshëm për shkarkim që në këto momente ndërsa homologu në Android vetëm në ditët e para të Nëntorit. Microsoft gjeti momentin e përshtatshëm për të ndarë me ne edhe një statistikë për aplikacionin e saj i cili aktualisht numëron afro 30 milion përdorues aktivë.

Aplikacioni Outlook mbërriti në Android dhe iOS pas blerjes së Acompli nga Microsoft në Dhjetor të 2014-tës për 200 milion dollar. Nuk vonoi dhe në muajin Shkurt të këtij viti bleu një tjetër aplikacion produktiviteti, Sunrise.

Dizajni i ri që sjell sot Microsoft në këto aplikacion është rezultat i punës së ekipeve të zhvilluesve nga startupet e Acompli dhe Sunrise.

Outlook për iOS

Është ky aplikacion ai i cili ka pësuar edhe ridizenjimin më të dukshëm. Si përdorues të këtij aplikacion e pranojmë se cilësia e Outlook në iOS krahasuar me atë në Android ka një avantazh të dukshëm. Me azhornimin e ri, Outlook në iOS ka një ndërfaqe më të pastër ku janë shtuar edhe elementë specifikë. Falë këtij përditësimi Microsoft synon të ofrojë të gjitha informacionet që kërkon përdoruesi që në pamje të parë.

A-fresh-new-look-for-Outlook-for-iOS-and-Android-2-F

Lista e mesazheve karakterizohet nga një buton i ri përmes të cilit mund të rezervoni bileta për një eveniment. Madje vetë posta elektronike është e aftë të identifikojë një mesazh që përmban detaje dhe ftesë drejt një evenimenti.

Çdo mesazh elektronik do të shoqërohet nga butonat “Flag” dhe “Atachments” në skajin e djathtë të etiketës. Edhe gjatë shkrimit të një mesazhi të ri është shumë më e lehtë shtimi i skedarëve apo i dokumenteve në e-mail. Ky version i aplikacionit integron edhe më tej funksionalitetet e aplikacion Sunrise.

A-fresh-new-look-for-Outlook-for-iOS-and-Android-3-2

Ikonat e navigimit të kalendarit tregojnë datën aktuale ndërkaq butoni i cili u dërgon në datën aktuale karakterizohet nga një animacion, prezent në Sunrise, i cili tregon sa larg jeni vizualisht nga dita e sotme. Paneli që përmban datat mund të zgjerohet për të shfaqur një muaj të plotë.

Outlook për Android

Aplikacioni Outlook në Android në versionin më të fundit integrohet terërisht me flilozofinë e Material Design sjellur nga Android Lollipop. Paneli në krye ka ndryshuar terësisht ashtu siç ka ndryshuar edhe lista e mesazheve.

Event-details-people-list-contact-details-1-1024x507

Me këtë dizajn të ri vjen një eksperiencë e re në shkrimin e mesazheve elektronike. Imazhet e çdo kontakti shfaqen në skajin e majtë të çdo mesazhi. Janë shtuar ikona të cilat e bëjnë më të lehtë identifikimin e elementëve brenda mesazheve elektronike.

A-fresh-new-look-for-Outlook-for-iOS-and-Android-5-2Axhenda është ridizenjuar terësisht me ndërfaqe të re e adoptuar nga aplikacion Sunrise. Detajet e evenimenteve dhe lista e kontakteve janë rifreskuar që të gjitha me pamjen e Material Design.

Sunrise është integruar plotësisht me Outlook

Ekipi i aplikacioni Sunrise tani është pjesë funksionale e ekipit të Outlook. Falë ekspertizës së re Microsoft sjell një aplikacion profesional ku mund të menaxhoni postën elektronike dhe axhendën në një vend të vetëm. Në javët në vazhdim Microsoft premtoi integrim të më shumë funksionaliteteve të Sunrise në Outlook.

Ndërsa Sunrise do të vijojë të ekzistojë si një aplikacion më vehte gjersa të jenë integruar të gjitha veçoritë e saj në Outlook. Më pas do të hiqet përfundimisht nga përdorimi. (PCWorld Albanian)

Microsoft ridizenjoi aplikacionet Outlook në iOS dhe Android. Vret aplikacionin kalendarik Sunrise
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)