Microsoft riciklon markën e shërbimit të muzikës Xbox Music në Groove

Publikuar më: 07-07-2015

Welcome-Screen-for-Groove-1024x599

Microsoft po riemërton shërbimin aktual “Xbox Music” “Groove”, i cili do të jetë i disponueshëm pikërisht më 29 Korrik kur edhe debuton zyrtarisht Windows 10-ta.

Gjithashtu në dyqanin e aplikacioneve në Windows Phone dhe Windows gjendet edhe një aplikacion i quajtur “Groove: Smart Music Player”. Ky aplikacion zhvilluar nga një startup kanadez Zikera është gjithashtu i disponueshëm edhe në platformën iOS.

Por mbase Microsoft Groove dhe Groove Music Pass nuk kanë parë të bëjnë me startupin Zikera. Kur Microsoft u pyet në lidhje me një blerje të mundshme të Zikera nga Microsoft, një zëdhënës i gjigandit të softuerit tha se “nuk kemi asgjë për të komentuar në lidhje me këtë çështje”.

Përdoruesit të cilët aktualisht janë të abonuar në shërbimin Xbox Music Pass automatikisht do të përfitojnë abonimin Groove Music Pass. Ata të cilët nuk janë por që kanë interes: Shërbimi i ri i rimemërtuar Microsoft Groove kushton 9.99 dollar në muaj ose 99 dollar rnë vit.

Edhe aplikacioni Xbox Video është riemërtuar në Movies & TV, aplikacion që testuesit e Windows 10-tës tashmë janë të njohur me të. Këta testues janë në gjëndje të testojnë Groove sapo Microsoft të publikojë ndërtimin e radhës të Windows 10-tës të cilët këto javë kanë qenë mjaft intensive.

Historia mes Microsoft dhe Groove filloi kur gjigandi i softuerit bleu Groove Network në 2005. Është po ky shërbim Groove që ka evoluar në atë që të gjithë sot e njohim si SharePoint ose OneDrive for Bussines. (PCWorld Albanian)

Microsoft riciklon markën e shërbimit të muzikës Xbox Music në Groove
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)