Microsoft rekomandon përdoruesve Windows 10-tën përmes taktikave të përdorura gjerësisht nga maluerët

Publikuar më: 13-12-2015

hero_carousel_2in1_mini_start_CortanaMarket_1x“A dëshironi të instaloni Windows 10-tën tani apo më vonë?” Me fjalë të tjera kjo është pyetja që Microsoft na drejtonte në kompjuterin tonë me Windows 7 ditën e sotme!

Tani aplikacioni “Get Windows 10” u ofron përdoruesve vetëm dy mundësi zgjedhjeje: “Instalojeni tani” ose “Shkarkojeni por instalojeni më vonë”. Nuk ekziston një buton “Jo, Faleminderit”.

Për të qenë drejtë ju me të vërtetë mundeni të klikoni butonin “x” për të mbyllur dritaren por nuk është ky shqetësimi ynë i vërtetë. Shqetësuese për ne është taktika e Microsoft për të mashtruar ato përdorues naivë të sistemit operativ për të instaluar Windows 10-tën, strategji këto të adoptuara gjerësisht nga maluerët.

Më e “keqja” akoma nuk ka ardhur. Në 2016-tën Microsoft do ofrojë Windows 10-tën si një përditësim të rekomanduar dhe nëse keni të aktivizuar përditësimet automatike, herën tjetër që do të ndizni kompjuterin do e gjeni vehten me Windows 10-tën të instaluar.

Nuk kemi asnjë dyshim se ky është versioni më i mirë i sistemit operativ gjer më sot, por taktikat e ndjekura së fundi nga Microsoft nuk do ti shërbejnë kompanisë aspak për mirë. Thjesht do të acarojë përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Microsoft rekomandon përdoruesve Windows 10-tën përmes taktikave të përdorura gjerësisht nga maluerët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)