Microsoft punëson ish- drejtoreshën e tv-së CBS për të transformuar Xbox

Publikuar më: 22-09-2012
Microsoft punëson ish- drejtoreshën e tv-së CBS për të transformuar Xbox

 

Microsoft po ecën para me planet për të krijuar materiale të reja duke punësuar ish- drejtoreshën e kanalit televiziv CBS Nancy Tellem.

Punësimi më i fundit i kompanisë do të ndihmojë në nxjerrjen e produkteve të reja me një skuadër në Los Angeles.

Roli i Tellem te Microsoft do të jetë gjithashtu të zhvillojë më tej Xbox në një drejtim më të mirë për konsumatorin, një gjë kjo më shumë se sa një platformë për lojra.

Microsoft është në një rrugë të mirë duke nxjerrë më shumë se 65 aplikacione të reja për Xbox Live. Për më tepër kompania ka në plan të nxjerrë një eksperiencë televizive të fuqizuar nga Kinect në të njëjtën mënyrë siç bëri National Geographic më herët këtë muaj.

“Xbox është një platformë e preferuar, dhe tani ne kemi mundësinë ta transformojmë në një qendër argëtimi duke fillur nga lojrat, te muzika dhe fitness, në lajme, sporte, ngjarje si dhe seriale televizive apo edhe filma, në mënyrë që konsumatorët të kenë një gamë të gjerë zgjedhjesh”.- tha ajo.

“Mezi po pres të ndërtoj një skuadër për këtë gjë dhe të përballem me sukses ndaj sfidave të ardhshme.” Tellem iu bashkua CBS në vitin 1997, dhe së fundmi ajo mori pozicionin e këshilltares së CEO Leslie Moonves.

Në vitin 2008 ajo u listua e 32-ta në listën e Forbes në 100 fermat më të fuqishme. (PCWorld Albanian)

Microsoft punëson ish- drejtoreshën e tv-së CBS për të transformuar Xbox
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)