Microsoft publikon një tjetër ndërtim të Windows 10-tës së bashku me një shtojcë të Amazon për shfletuesin Edge

Publikuar më: 17-07-2016

windows_10_wallpaper-930x523Microsoft ditën e premte publikoi një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-tës për kompjuterat dhe paisjet mobile në abonimet e unazës së shpejtë të programit Windows Insider.

Ndërtimi 14390 për kompjuterat dhe Windows 10 Mobile vjen vetëm tre ditë nga 13488. Ngjashëm me ndërtimet e fundit të publikuara në një frekuencë të lartë javët e fundit, edhe ky nuk sjell ndryshime të prekshme më tepër sesa rregullime gabimesh teksa kompinë e ndajnë vetëm dy javë nga prezatimi zyrtar i Windows 10 Anniversary Update.

Ndryshimi më i prekshëm është një shtojcë e re për shfletuesin Edge quajtur Amazon Assistant. Kjo shtojcë do ti ndihmojë përdoruesit për të ndërmarrë vendimet e duhura gjatë blerjes në dyqanin online shprehej Dona Sarkar, përgjegjëse e programit Windows Insider në një pstim në blog.

Janë dy mënyra për të shkarkuar shtojcat për shfletuesin Edge. E para është përmes dyqanit të aplikacioneve nën kategorinë “Extensions” dhe e dyta përmes vetë shfletuesit duke u qasur në opsionin Extensions tek cilësimet e shfletuesit. Që shtojca të funksionojë përdoruesit duhet të kenë të instaluar ndërtimin 14379 ose më lart.

Gjithashtu problemet me modalitetin e zhvilluesve të cituar në artikullin e ndërtimit të kaluar janë adresuar tha Sarkar. Por problemi me Ndezjen e Sigurtë do të vijojë. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikon një tjetër ndërtim të Windows 10-tës së bashku me një shtojcë të Amazon për shfletuesin Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)