Microsoft publikon një tjetër aplikacion produktiviteti quajtur Invite

Publikuar më: 27-09-2015

Invite-1-611x1024Microsoft ka publikuar një aplikacion ku funksioni bazë i tij është organizimi i takimeve. Quhet Invite dhe është i disponueshëm për iPhone dhe iPad që nga data 24 Shtator. Sa i përket Windows Phone dhe Android, Microsoft në një postim në blog shkruan “Po vjen së shpejti”.

Qëllimi i këtij aplikacioni është organizimi i takimeve mes një grupi miqsh apo edhe punojësisht në kohën e duhur. Funksionon më së miri me Office 365 dhe edicionet edukative të saj. Por funksionon edhe me postat elektronike si Outlook.com, Gmail dhe Yahoo Mail.

Aplikacioni është pjesë e eksperimentave të Microsoft Garage, një inkubator teknologjik që ka realizuar edhe më parë aplikacione për iOS, Android dhe Windows Phone. Aplikacionet e realizuara nga ky divizion negeln në faza eksperimentale dhe zhvillohen përmes përshtypjeve që ofrojnë përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikon një tjetër aplikacion produktiviteti quajtur Invite
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)