Microsoft publikoi versionin parë publik eksperimental të Office 2016

Publikuar më: 04-05-2015

office-2016-hero-app-100583070-largeGjenerata e ardhshme e suitës së produktivitetit Office po vjen dhe që në këtë moment mund ta shkarkoni. Microsoft po ofron Office 2016 për testim publik që nga dita e sotme. Kompania gjithashtu po sjell aplikacionet universale në telefonët Windows të cilat i kishte premtuar nga fundi i muajit që lamë pas.

Microsoft po planifikon të sjellë versionin zyrtar të Office 2016 në vjeshtën e këtij viti dhe kompania është duke punuar vazhdimisht në adoptimin e vizionit të ri të kompanisë.

Versionet eksperimentale të Office 2016 do të ndjekin pothuajse të njëjtën axhendë që po ndjek Windows 10. Që tani mund të shkarkoni Office 2016 si dhe të abonoheni në përditësimet e vazhdueshme të versionit eksperimental. Pak kohë më parë, Microsoft kishte publikuar një version të Office 2016 për zhvilluesit ndërsa ofrimi i suitës për një audiencë më të gjërë do të thotë se kemi të bëjmë me një version më të plotë.

Gjithashtu nuk është e domosdoshme të keni një abonim në Office 365 që të testoni këtë version të suitës së produktivitetit. Microsoft edhe më parë kishte vënë theksin tek Office për desktop duke thënë se në qendër të vëmendjes së tyre qëndron kjo platformë pavarësisht vëmendjes kushtuar platformave mobile kohët e fundit. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi versionin parë publik eksperimental të Office 2016
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)