Microsoft publikoi versionin e parë eksperimental të Windows 10 Anniversary

Publikuar më: 07-04-2016

id-2956945-dsc_0026-100600602-largeNjë nga njoftimet më të bujshme të Microsoft në konferencën Build të zhvilluesve mbajtur javën e kaluar ishte implementimi i komandave Bash në Windows 10 falë një nënsistemi Linux. Tani zhvilluesit kanë mundësi të testojnë një version beta të sistemit operativ të cilin Microsoft e publikoi ditën e Mërkure.

Anëtarët e programit Windows Insider në përditësimet “Fast Ring” do të kenë qasje së shpejti në ndërtimin 14316 i cili përmban një varietet të gjërë funksionalitetesh të reja. Lehtësisht mund të kuptojmë se ndër njoftimet më të rëndësishme është Cortana dhe aftësia e saj për të integruar njoftimet Android me ato Windows.

Disa nga karakteristikat e reja të Cortana janë: Kur telefoni Android ose Windows kanë shumë pak jetëgjatësi baterie, aplikacioni Cortana do tu rekomandojë përdoruesve nga kompjuteri që të ngarkojnë celularin. Cortana gjithashtu është në gjëndje të lokalizojë paisjet madje edhe tu telefonojë.

Microsoft Edge gjithashtu do të përfitojë një set të ri shtojcash së bashku me një buton publikimi të rrjetit social Pinterest dhe një buton për aplikacionin OneNote Me këtë ndërtim përdoruesit e Skype mund të testojnë aplikacionin e ri universal i cili do të zëvendësojë atë ekzistues kur të prezantohet zyrtarisht.

Disa përdorues kanë kërkuar nga Microsoft një modalitet “errësire” të cilin do ta kenë të disponueshëm në këtë përditësim. Microsoft gjithashtu publikoi një set të ri ikonash të emocioneve madje edhe me disa figura njerëzore.

Sigurisht përveç funksionaliteteve të reja, Microsoft me çdo ndërtim sjell rregullime të gabimeve. Konkretisht në shfletuesin Edge, skedarët e madhësisë së lartë mund të shkarkohen gjer në 99 % dhe të ngelin aty.

Në terësi ky ndërtim do të tu japë përdoruesve një panoramë të shkurtër të asaj që pritet të vijë në verë me përditësimin Windows 10 Anniversary. Sigurisht janë disa funksionalitete që mungojnë por që do të mbërrijnë në versionet e ardhshme paraprake. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi versionin e parë eksperimental të Windows 10 Anniversary
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)