Microsoft publikoi termat e liçensimit të Windows 10-tës. Në mesin e tyre ka edhe disa surpriza

Publikuar më: 17-07-2015

win10upgradedialog-100594742-largeDy javë përpara lançimit global të Windows 10-tës Microsoft ka publikuar termat e liçensimit për sistemin e ri operativ. Me aq sa kemi vënë re nga dokumentet, Microsoft nuk ka rezervuar asnjë “grackë” për konsumatorët e saj dhe çdo gjë është e qartë për 3-4 vitet e ardhshme.

Kohët e fundi, gjigandi i softuerit vazhdimisht e ka quajtur Windows 10-tën një shërbim. Dokumentet e liçensimit e vertetojnë këtë.

Ja çfarë ka të re:

Aktivizimi dhe liçensimi i një kopje të jashtëligjshme të Windows. Kalimi nga një version I jashtëligjshëm I Windows 7 dhe Windows 8.1 në Windows 10 nuk e ndryshon statusin e liçensimit të Windows. Kjo do të thotë se kopja e Windows ngelet akoma e paliçensuar.

Të drejtat e zëvendësimit të sistemit operativ. Nëse blini një kompjuter me system operativ Windows, do të keni mundësi të kaloni në Windows 7 Professional dhe 8.1 Pro duke ruajtur statusin e liçensimit. Kjo do të jetë në fuqi përsa kohë Microsoft ofron mbështetje për Windows 7 dhe 8.1

Përditësime automatike. Konsumatorët individualë dhe bizneset e vogla do të marrin përditësime automatike pa të drejtën për ti përzgjedhur selektivisht e as të refuzojnë ndonjë prej përditësimeve. Për bizneset e mëdha do të ofrohet një model tjetër përditësimesh me opsione të avancuara menaxhimit të tyre.

Asnjë të drejtë për përdorim komercial të produkteve Office. Disa edicione të Windows 10 do të përfshijnë disa nga programet e Microsoft Office. Me Windows RT këto ishin të limituara për përdorim jo komercial. Bizneset duhet të kenë një abonim Office 365 nëse duan ti përdorin.

Nga sa pamë më lart mund të kuptojmë një gjë: Microsoft dëshiron që pas disa vitesh përdoruesit të fillojnë dhe të paguajnë për përditësimet. Prandaj kompania jo më kot po ofron Windows 10 për miliarda konsumatorë falas. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi termat e liçensimit të Windows 10-tës. Në mesin e tyre ka edhe disa surpriza
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)