Microsoft publikoi specifikat minimale të harduerit për Windows 10 Mobile

Publikuar më: 22-07-2015

windows-10-mobile-tiles-10149Microsoft ka detajuar specifikat e kërkuara të harduerit për Windows 10 Mobile. Ky është një detaj mjaft i rëndësishëm në përcaktimin e harduerëve të ardhshëm të kompanisë. Risi e Windows 10 Mobile do të jetë mbështetja për proçesorët Intel X86 edhe për smartfonët.

Këto specifika janë pothuajse të ngjashme me ato që kërkonte Windows Phone 8.1. Me këtë mund të kuptojmë se fokusi i Microsoft do të ngelet segmenti i smartfonëve buxhetorë me kosto të ulët.

Por të hyjmë direkt e në detaje. Hardueri i Windows 10 Mobile duhet të ketë këto specifika: Ekran me rezolucion 800x 480, 512 MB RAM, 4GB hapësirë të brendshme dhe kamër të pasme me rezolucion VGA.

Duke gjykuar nga eksperiencat aktuale me harduerët Windows, besojmë se edhe telefonët më bazikë do të mund të funksionojnë me Windows 10 Mobile. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi specifikat minimale të harduerit për Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)