Microsoft publikoi ndërtimin e ri 10122 të Windows 10-tës për desktopët. Përqendrohet tek rregullimet e gabimeve

Publikuar më: 21-05-2015

win1010122Microsoft që nga dita e sotme po sjell një tjetër ndërtim të Windows 10 për desktopët tek përdoruesit e abonuar në azhornimet e shpejta, quajtur ndryshe Fast Ring.

Ndërtimi i ri, 10122, ka filluar të dërgohet tek përdoruesit që nga mbrëmja e dates 20 Maj. Është i dizenjuar për të funksionuar në desktop, laptop dhe tablet por jo telefonët mobil.

Ndërtimi më i fundit i Windows 10 ishte ai 10074 i cili u shfaq live që nga data 29 Prill për të gjithë përdoruesit, qoftë ata të abonuar në përditësimet e shpejta,Fast Ring, qoftë tek ata të ngadaltat,Slow Ring.

Sipas Microsoft, ndërtimi 10122 sjell përmirësime të menusë Start dhe funksionalitetit Continumm. Gjithashtu besohet se ky ndërtim do të sjellë edhe zgjidhjen e problemeve të dështimit të shfletuesit Microsoft Edge sidomos gjatë shfletimit një dritare private. Ndër të tjera, Microsoft Edge nuk do të dështojë më nëse po përdoret nga një kompjuter me processor grafik AMD. Ky ishte një problem i raportuar masivisht nga përdoruesit e një kompjuteri me grafikë AMD.

Mund të themi se në këtë fazë që ka arritur Microsoft, kompania më shumë po rregullon gabime dhe dështime të sistemit operativ sesa po sjell risi. Duke pasur parasysh informacionet për një debutim zyrtar të mundshëm të Windows 10 në Korrik, atëherë çdo gjë është në vijën e duhur. Natyrisht që Windows 10 për telefonët mobil dhe tabletët me ekran më të vogël se 8 inç nuk do të mbërrijë gjatë verës por nga fundi i vitit. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin e ri 10122 të Windows 10-tës për desktopët. Përqendrohet tek rregullimet e gabimeve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)