Microsoft publikoi ndërtimin e radhës eksperimental të Windows 10-tës me Office Online në shfletuesin Edge

Publikuar më: 15-06-2016

windows_10_wallpaper-930x523Microsoft ditën e Marte prezantoi një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-tës për deskopët dhe platformat mobile në programin Windows Insider në unazën e shpejtë(Fast Ring). Ndërtimi 14366 për desktopët dhe 14364 për telefonët ndjekin ndërtimin 14361 të javës së kaluar.

Me versionet e ditës së djeshme Microsoft po sjell rregullimet tradicionale të gabimeve një muaj përpara zyrtarizimit të përditësimit të parë madhor të Windows 10-tës muajin e ardhshëm të cilin kompania e ka quajtur Windows 10 Anniversary Update. Kjo shpjegon arsyen pse Microsoft nuk po sjell risi me këto versione sepse po përpiqet ta kompletojë përpara finalizimit.

Mbase e reja më e rëndësishme e këtyre versioneve është mundësia e përdorimit të Office Online në Microsoft Edge, shfletuesin standart të kompanisë për Windows 10-tën, edhe nëse nuk e keni suitën të instaluar. Shtojca e Office Online Edge ofron editim, shikim dhe krijim të dokumenteve pa një shërbim me pagesë.

Gjithashtu asistenti dixhital Cortana do të jetë në gjendje të kërkojë dokumente në formatin .docx. Natyrisht që Microsoft ka rregulluar probleme të shumta të Windows 10-tës me këtë ndërtim, shumica e të cilave nuk janë të prekshme. Për shembull, Windows Store vjen me performancë më të lartë. Ndërkaq Konvertuesi i aplikacioni Win32(Projekti Centennieal) në aplikacione për Windows 10 nuk do të funksionojë në këtë version. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin e radhës eksperimental të Windows 10-tës me Office Online në shfletuesin Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)