Microsoft publikoi ndërtimin e parë RedStone të Windows 10-tës

Publikuar më: 17-12-2015

2015-11-19_16-46-29Pas përditësimit madhor të Nëntorit “Threshold 2”, Microsoft publikoi një tjetër ndërtim paprapak të Windows 10-tës. Intesant është numri i versionit i cili shkruan: rs1_release_11082.1000. Po, është një versioni i hershëm dhe testues i përditësimit madhor të 2016-tës quajtur “RedStone”.

Por mos prisni ndryshime të dukshme sepse nuk ka kaluar një muaj që nga lëshimi i “Threshold”. Ky ndërtim vjen vetëm për testuesit e sistemit operativ të regjistruar në “Fast Ring”.

Ardhja e këtij përditësimi u shoqërua edhe me lajme të mira në blogun e Microsoft. Shefi i Windows 10-tës, Gabriel Aul bëri të ditur se në 2016-tën, të regjistruarit në “Fast Ring” do të marrin përditësime më të shpeshta dhe kjo vjen në kuadër të sugjerimeve dhe përshtypjeve dhënë nga përdoruesit.

Për ata që duan të bëhen pjesë e versioneve paraprak testuese të Windows 10-tës ndiqni këtë proçedurë: Settings > Update & Security > Windows Update > Advanced options dhe nën titullin “Get Insider Preview builds” përzgjidhni mes Slow Ring dhe Fast Ring. Duhet të dini se versionet e Windows 10-tës në “Fast Ring” janë më të paqëndrueshme.

Çilat janë disa nga problemet kyçe të këtij ndërtimi?

–    Pakot e gjuhëve nuk do të instalohen

–    Gjatë kopjimit, fshirjes dhe tranferimit të skedarëve dhe të dhënave mund të ndodh që indikatorët e progresit të veprimit të mos shfaqen.

–    Aplikacionet automatike korresponduese për një format të caktuar do të ndryshohen si në rastin e zëvendësimit të Music & Video me Windows Media Player. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin e parë RedStone të Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)