Microsoft publikoi ndërtimin e dytë të Windows 10-tës për këtë muaj. Rregullon mbi 300 gabime

Publikuar më: 01-07-2015

win10build10159Vetëm një ditë pasi publikoi ndërtimin 10158 të Windows 10-tës për kompjuterat, Microsoft po publikon një tjetër ndërtim.

Më 30 Qershor Microsoft bëri të disponueshëm ndërtimin 10159 për të abonuarit në “Fast Ring” përmes programit Windows Insider. Pse po publikon dy ndërtime të shpejta Microsoft duke devijuar nga tradita e publikimit disa javore?

Një gjë është e sigurtë, Microsoft po përfundon me zhvillimin e Windows 10-tës. Kompania është e interesuar që ata miliona përdorues që po testojnë Windows 10-tës të japin përshtypjet e fundit për ta perfeksionuar më tej këtë sistem operativ. Ndërtimi 10159 thuhet të ketë rregulluar mbi 300 gabime.

Gjithashtu së bashku me këtë ndërtim mbërriti edhe një suprizë: Sfondi Heroi i Windows 10-tës. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin e dytë të Windows 10-tës për këtë muaj. Rregullon mbi 300 gabime
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)