Microsoft publikoi ndërtimin 14931 të Windows 10-tës, përmirëson aplikacionin e hartave

Publikuar më: 22-09-2016

windows_10_wallpaper-930x523Microsoft publikoi ditën e sotme një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-tës për kompjuterat.

Pa ndonjë veçori të re për tu pasur në konsideratë, ndërtimi 14931 përditëson aplikacionin e hartave dhe sjell mbështetjen për SMS-të në versionin e ri të Skype Preview publikuar javën e kaluar.

Si pjesë e vizionit të Microsoft për ta shndërruar Windows 10-tën në një shërbim, ndërtimet eksperimentale vijuan edhe pas përditësimit të përvjetorit.

maps-app-dark-modeNdryshimi kryesor në aplikacionin e hartave është mundësia për të kontrolluar trafikun mes shtëpisë dhe vendit të punës.

Gjithashtu aplikacioni ndjek preferencat e sistemit me një një temë të re të errët. Ndërtimi 14931 sjell mbështetjen për USB Audio 2.0.

Ky ndërtim riparon dy probleme kryesore të ndërtimit paraprak: shfaqjen e ekranit të zi në momentin e ndryshimit të përdoruesit dhe mosfunksionimin e aplikacioneve Calculator, Alarms & Clock dhe Voice Recorder pas kalimit në një ndërtim të ri. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin 14931 të Windows 10-tës, përmirëson aplikacionin e hartave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)