Microsoft publikoi ndërtimin 14388 të Windows 10-tës

Publikuar më: 13-07-2016

windows_10_wallpaper-930x523Microsoft prezantoi ditën e sotme një tjetër version eksperimental të Windows 10-tës për platformat mobile dhe desktop. Ndërtimi 14388 vjen vetëm tre ditë pasi Microsoft publikoi atë 14385 dhe ky i fundit erdhi dy ditë pas ndërtimit 14383.

Kjo valë ndërtimesh të reja paraprake nuk përbëjnë një çudi më vehte për vetë faktin se na ndajnë pak më shumë se dy javë nga data e debutimit të përditësimit të përvjetorit të Windows 10-tës.

Ndërtimi më i fundit përmban disa rregullime të aplikacionit Narrator i cili do të jetë funksional edhe me ekranin e kyçjes së aktivizuar. Gjithashtu 14388 sjell një version të ri të dyqanit të aplikacioneve.

Por zakonisht siç ndodh me çdo version eksperimental të Windows 10-tës, nuk mungojnë problemet. I pari ka të bëjë me ndërtimin e pestë teknik të Windows Server 2016 i cili has probleme me funksionimin e makinave virtuale kur është e aktivizuar ndezja e sigurtë (Secure Boot).

E dyta kur ndërtimi 14388 instalohet kur keni të aktivizuar një gjuhë tjetër përveç anglishtes amerikane, një gabim me kod 0x80004005 do të shfaqet i cili aktivizon modalitetin e zhvilluesve. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin 14388 të Windows 10-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)