Microsoft publikoi ndërtimin 14372 të Windows 10-tës me shtojcën Evernote për shfletuesin Edge

Publikuar më: 24-06-2016

windows_10_wallpaper-930x523Microsoft njoftoi ditën e sotme një tjetër ndërtim eksperimental të Windows 10-tës për platformat desktop dhe ato mobile për të abonuarit në unazën e shpejtë të programit Windows Insider.

Ndërtimi 14372 vjen vetëm një ditë nga debutimi i 14371 për të dy platformat. Ky mbase është përditësimi më i shpejtë që Microsoft mund të ketë dërguar që nga prezantimi i Windows 10-tës.

Risia e këtij ndërtimi është disponueshmëria e shtojcës Evernote Web Clipper për shfletuesin Edge. Që kjo shtojcë të jetë funksionale është i domodoshëm instalimi i ndërtimit 14372. Por nuk kanë munguar probleme me shtojcën e Evernote. Disa uebfaqe mund të mos hapen fare.

Gjithashtu butonët e rrjetit dhe VPN-në që taskbar nuk janë funksionale. Nëse doni të bëheni pjesë e testimeve të Windows 10-tës, ju ftojmë të regjistroheni në programin Windows Insider në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin 14372 të Windows 10-tës me shtojcën Evernote për shfletuesin Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)