Microsoft publikoi ndërtimin 10572 të Windows 10 Mobile

Publikuar më: 21-10-2015

windows-10-mobile-tiles-new-lumia-1520Microsoft ka publikuar një tjetër përditësim të platformës mobile Windows 10 ndërsa po i afrohet edhe afatit përfundimtar të debutimit zyrtar të sistemit operativ.

Versioni më i ri beta bart numrin 10572 dhe vjen një javë pas versionit 10549. Versioni i kaluar kërkonte rikthimin e telefonëve në Windows Phone 8.1 në mënyrë që të instalohej. Edhe versioni i publikuar ditën e sotme ka të njëjtën problematike në mund ta quajmë të tillë.

missed-call-notification

Disa ndryshimet që sjell 10572 janë:

Njoftimet për thirrjet e munguara

Aplikacionet Skype Universal Messaging dhe Video

Përmirësime të asistentit dixhital Cortana dhe integrimi me Uber

Ruajtja e hartave offline në kartën SD

Përmirësime të aplikacioneve Photo dhe Storage

Ashtu si çdo version beta i sistemit operativ, edhe i fundit përfshin një numër të konsiderueshëm rregullimesh për të përmirësuar stabilitetin e platformës. Sistemi operativ mobil Windows 10 mbërrin me Lumia 950, 950 XL dhe 550 muajin e ardhshëm. Ndërsa përditësimi për telefonët ekzistues do të jetë i disponueshëm vetëm pas dhjetorit. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin 10572 të Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)