Microsoft publikoi ndërtimin 10549 të Windows 10 Mobile. Instalimi i këtij versioni i panevojshëm

Publikuar më: 15-10-2015

mswinphone-beauty-2-100586363-large29 korrik Microsoft solli versionin final të Windows 10-tës për desktop. Që atëherë të dashurit e Microsoft kanë qenë në pritje të Windows 10 për telefonët.

evenimentin e tetorit ku Microsoft prezantoi tre telefonë me versionin më të fundit të platformës nuk u zbulua asnjë detaj për disponueshmërinë sistemit operativ mobil.

Tani Microsoft publikoi një tjetër ndërtim, atë 10549 i cili mund të instalohet vetëm nga një telefon me Windows Phone 8.1. Ekipi i zhvilluesve zbuloi një problem tjetër të dytë pak minuta përpara publikimit i cili pengonte këtë përditësim edhe nga 10536.

Për këtë fillimisht u duhet të shkarkoni në kompjuterin tuaj Windows Device Recovery Tool për të ri instaluar versionin e kaluar të sistemi operativ dhe pastaj të shkarkoni aplikacionin Windows Insider për të instaluar Windows 10 Mobile.

Ky version më i fundit sjell mbështetjen e Cortana për Australinë, Kanadanë dhe Japoninë. Normalisht si çdo ndërtim në qëndër të vëmendjes janë rregullimet e gabimeve dhe përmirësimi i stabilitetit.

Sigurisht duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një version beta nuk mungojnë as problemet. Mund të përmendim mungesën e disa aplikacioneve të cilët mund ti riktheni vetëm pas rikthimit në gjëndjen fillestare të telefonit. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin 10549 të Windows 10 Mobile. Instalimi i këtij versioni i panevojshëm
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)