Microsoft publikoi ndërtimin 10166 të Windows 10-tës për telefonët

Publikuar më: 11-07-2015

windows-10-mobile-tiles-10149Microsoft sapo ka publikuar ndërtimin 10166 të Windows 10 Mobile për të abonuarit në “Fast Ring”. Duke ndjekur hapat e ndërtimit 10166 të Windows 10 për desktop, Microsoft ka sjell edhe përditësimin e radhës të versioneve eksperimentale të versionit mobile të sistemit operativ.

Në këtë ndërtim janë përfshirë një numër i vogël ndryshimesh dhe përmirësimesh. Për më tepër kompania ka përmirësuar ato pak probleme qeë shfaqte ndërtimi 10149 i cili u dërgua tek të abonuarit në “Slow Ring” pak ditë më parë.

Fokusi i këtij ndërtimi ka qenë përmirësimi i cilësisë. Microsoft gjithashtu ka rregulluar një problem i cili shkaktonte ngecjen e ekranit kur shkyçej ekranit nga një fjalëkalim ose kod PIN. Janë përmirësuar edhe shkarkimet e aplikacioneve dhe përditësimeve.

Mbase më e rëndësishme në këtë ndërtim ka qenë largimi i dyqanit të vjetër të aplikacioneve dhe heqja e etiketës “Beta” në dyqanin e ri të aplikacioneve. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin 10166 të Windows 10-tës për telefonët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)