Microsoft publikoi ndërtimin 10136 të versionit eksperimental Windows 10 Mobile

Publikuar më: 16-06-2015

Outlook-Windows-10-Mobile-TIleKa kaluar një muaj që kur Microsoft përditësoi sistemin operativ Windows 10 Mobile për telefonët Windows. Por, dita e sotme solli një ndërtim të ri, numër 10136 për testuesit e abonuar në përditësimet Fast Ring.

Ndërtimi 10136 sjell disa përmirësime të asistentit dixhital Cortana, aplikacionit Photos dhe aplikacionit të kamerës. Gjithashtu ka edhe një numër të konsiderueshëm ndryshimesh në ndërfaqe përfshi edhe modifikime të tilla që lehtësojnë përdorimin e telefonëve me ekran më të madh se 5 inç. Ndërtimi i ri gjithashtu përmban një numër rregullimesh të gabimeve.

Ndërtimi i ditës së sotme do të jetë i disponueshëm vetëm në abonentët “Fast Ring”. Ata që kanë testuar ndërtimin 10080 më parë, u duhet të rikthehen në Windows Phone 8.1 për të pasur mundësi të instalojnë 10136.

Windows 10 Mobile nuk do të mbërrijë zyrtarisht më 29 Korrik, ditën kur mbërrin Windows 10 për desktop. Por, do të debutojë nga fundi i vitit. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtimin 10136 të versionit eksperimental Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)