Microsoft publikoi ndërtime paraprake për Windows 10 dhe Windows 10 Mobile

Publikuar më: 25-02-2016

windows_10_wallpaper-930x523Microsoft ditën e djeshme publikoi dy ndërtime paraprake të Windows 10-tës, një për platformën desktop dhe tjetrën për atë mobile. Kjo është hera e parë që kompania publikon njëherazi përditësime për të dy platformat.

Në Windows 10 Mobile Microsoft prezantoi Mesazhet Pamore për telefonët me dy karta SIM. Gjithashtu është rikthyer aplikacioni i kontakteve njohur si “People” në këtë version.

Në desktop ndërtimi i ri paprak konsiston kryesisht në rregullimeve të gabimeve. Rast konkret është problemi me taskbarin kur gjendet në krye të desktopit. Gjatë përdorimit të PowerPoint taskbari do të shfaqet dhe largohet në mënyrë të çrregullt. Qendra e njoftimeve është përmirësuar dukshëm duke e bërë të lehtë fshirjen e njoftimeve për aplikacione specifike.

Shefi i programit Windows Insider, Gabe Aul, bëri të ditur se duke filluar me ndërtimin 14271 të Windows 10-tës në desktop, aplikacioni i përshtypjeve, Windows Feedback, do të menaxhohet nga vetë programit Windows Insider. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi ndërtime paraprake për Windows 10 dhe Windows 10 Mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)