Lajmet

Microsoft publikoi ISO-t e ndërtimit 10130 të Windows 10-tës

Jun 6 2015
0 Shpërndarje

windows-10-install-setupMicrosoft ka publikuar skedarët ISO të ndërtimit 10130 të Windows 10, duke bërë të mundur për përdoruesit të instalojnë sistemin operativ nga e para përmes një DVD-je ose usb-je flash. Gjithësesi, kjo është në kontraditë me metodologjinë e Microsoft, kompani e cila më pare dërgonte përdirësimin tek testuesit e Windows 10 përmes Windows Update pastaj e bënte të disponueshëm në formatin ISO përmes uebfaqes.

Por publikimi në këtë formë i Windows 10-tës u bë edhe për arsye se testuesin e ndërtimit 10130 kanë ngelur të bllokuar dhe nuk mund të përditësojnë në versionet e ardhmshme. Nëse jeni kurioz në lidhje me risitë e këtij ndërtimi, Microsoft po sjell ca përmirësime të menusë Start, asistentit dixhital Cortana dhe shfletuesit Microsoft Edge. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>