Microsoft publikoi aplikacionin e ri të Wunderlist për Windows 10

Publikuar më: 03-10-2015

01@2xMicrosoft-i i produktivitetit tani është një realitet. Vetë ekzekutivët e Apple gjatë prezantimit të modeleve të reja iPhone thanë: “E kush tjetër e di më mirë çfarë është produktiviteti përveç Microsoft?”

Ditën e djeshme Microsoft solli përditësimin final të aplikacionin Wunderlist për Windows 10-tën duke hequr edhe etiketën “Beta”. Po gjatë kësaj jave, Microsoft përditësoi aplikacionin SkypeiOS dhe OS X El Capitan.

Versioni i aplikacionit Wunderlist për Windows 10-tën përmban një dizajn të ri, mbështetje për ikonat live dhe sjell integrimin me asistentin dixhital Cortana.

Sipas një publikimi në blog mësuam se ekipi i Wunderlist po punon në një aplikacion universal të Wunderlist që do të funksionojë me kompjuterat, tabletët dhe telefonët me Windows 10.

Aktualiteti: Ishte muaji Qershor finalizoi blerjen e startupit që fshihet pas Wunderlist, 6 Wunderkinder. Ky aplikacion është i disponueshëm në iPhone, iPad, Mac, Android, Kindle, Windows, Windows Phone dhe Ueb.

Operatori mobil Telekom Albania ofron 12 muaj abonim premium për konsumatorët e saj si rezultat i një bashkëpunim të ngushtë mes Deutsche Telekom dhe 6Wunderkinder. Padyshim, Wunderlist së bashu me Any.do dhe Todoist janë ndër aplikacionet më të mira të produktivitetit. (PCWorld Albanian)

Microsoft publikoi aplikacionin e ri të Wunderlist për Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)