Microsoft provon shansin e fundit me një njoftim në ekran të plotë për kalimin në Windows 10

Publikuar më: 06-07-2016

windows-10-logo-100655167-galleryPas përpjekjesh të shumta nga ana e Microsoft për ti shtyrë përdoruesit të kalojnë në Windows 10, kompania po provon një mundësi të fundit me një njoftim në ekran të plotë për tju bindur që të përditësoni në versionin më të fundit të sistemit operativ përpara se të përfundojë oferta falas më 29 Korrik.

Njoftimi i ri është i ngjashëm me ndërfaqen e instalimit të Windows të cilin e kemi paraqitur në imazhin më poshtë. Kjo ndërfaqe karakterizohet nga dy butoni kryesorë: Përditëso tani dhe Kujtoje më vonë.

Edhe pse mund tu duket irrituese, Microsoft ofron dy opsione të tjera në cepin e majtë fundor, natyrisht më pak të dukshëm sesa dy butonët kryesor të përditësimit. Opsioni i parë është “Më kujto tre herë të tjera” si dhe një opsion tejet i rëndësishëm “Mos më njofto më.” Prandaj nëse nuk e keni në plan të duroni shqetësimet e Microsoft për të përditësuar ky i fundit është opsioni i duhur.

windows10fullscreenprompt-100669847-largeNë të vërtetë taktikat e Microsoft janë agresive dhe nuk ka dyshim në këtë. Por Windows 10-ta është një sistem operativ fantastik i cili do të bëhet akoma edhe më i mirë pas përditësimit të përvjetorit që do të mbërrijë më 2 Gusht. Mos harroni, gjer më 29 Korrik Windows 10-ta është falas ndërsa pas kësaj date as Microsoft nuk e di çfarë do të ndodhë. (PCWorld Albanian)

Microsoft provon shansin e fundit me një njoftim në ekran të plotë për kalimin në Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)