Microsoft pritet të prezantojë tre telefonë me markën Surface në 2017-tën

Publikuar më: 07-04-2016

surface-phone-1-100577980-largeNëse telefonët e fundit të Microsoft, Lumia 950 dhe 950 XL, ishin larg pritshmërive tuaja atëherë u duhet të prisni edhe ca. Duke cituar burime të panjohura, Daniel Rubino i Windows Central, pretendon se Microsoft po punon në tre telefonë Surface.

Edhe pse nuk ka detaje të konkrete, ky raport qëndron në një linjë me strategjinë e shefit ekzekutiv të Microsoft Satya Nadella ku në një farë mënyre la të kuptohet strategjia e Microsoft me tre kategori të ndryshme telenësh.

Sipas Windows Central, telefonët Surface mund të mos debutojnë përpara pranverës së 2017-tës ndërsa Microsoft po mbështet prodhuesit e palëve të treta të cilët janë pranë lançimit të telefonëve Windows 10 Mobile.

Me versionin e fundit të platformës kompania jo vetëm që vrau një pjesë të madhe të telefonëve Lumia por hapi dyert drejt një marke të re telefonësh që mund të jetë Surface. Besohet se Lumia 950, 950 XL dhe 650 janë të fundit me markën Lumia.

Gjithashtu me konferencën Build që u mbajt javën e kaluar ku Windows 10 Mobile nuk u përmend fare, Microsoft konfirmon fundin e angazhimit me telefonët e brendit Lumia. Momentalisht kompania ka përqendruar të gjitha forcat në aplikacionet universale dhe realitetin virtual të HoloLens. (PCWorld Albanian)

Microsoft pritet të prezantojë tre telefonë me markën Surface në 2017-tën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)