Harduer

Microsoft prezanton tabletin 12 inç Toshiba për të konkurruar me iPad Pro

Sep 7 2015
0 Shpërndarje
Microsoft prezanton tabletin 12 inç Toshiba për të konkurruar me iPad Pro

toshiba-windows-10-tablet-ipad-proNdërsa shpresat janë akoma të gjallë për një debutim të mundshëm të iPad Pro në evenimentin e 9 Shtatorit të Apple, Microsoft zbuloi një tablet prototip me ekran 12 inç i cili mund të jetë konkurrenti direkt i Apple në afrimin e konsumatorëve të biznesit.

The Verge e kishte në duar këtë prototip dhe bëhet fjalë për një tablet ndërtuar nga Toshiba. Ka rezolucion 1920 x 1080p me madhësinë se 12 inçëve dhe është super i lehtë. Një tablet në përmasa të tilla normalisht nuk mund të mos paiset me lapsin Stylus dhe një tastierë me konektor magentikë.

Nëse ky produkt sheh dritën e “diellit”, eventualisht kemi të bëjmë me një konkurrent direkt të iPad Pro ku ky i fundit do të ketë një version të modifikuar të iOS me synim produktivitetin. Prototipi ka në brendësi proçesor Intel Atom i cili është më pak i uritur për energji dhe si rezultat edhe më i dobët në performancë krahasuar me modelet Intel Core që gjendet tek Surface Pro.

Nuk ofrohet asnjë detaj rreth çmimit e as disponueshmërisë së këtij tableti. Mbase mund të dalë në shitje nëse shohim një debutim të shpejtë të iPad Pro. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>