Microsoft prezanton Skype-in e ri! Sjell dy aplikacione: Skype Messaging dhe Skype Video

Publikuar më: 07-09-2015

skype-messaging-beta-lead-tilesMicrosoft ka prezantuar për përdoruesit e Windows 10 Mobile versionin e ri beta të Skype. Microsoft po e përdor Skype si një pikë lidhëse e eksperiencës së komunkimit ndërmjet çdo pajisje që funksionon me sistem operativ Windows 10.

Në vend të një aplikacioni, Microsoft këtë herë ka sjellë dy të tillë; Skype Messaging dhe Skype Video. Aplikacioni Skype Messaging ka si qëllim të zëvëndësojë aplikacionin kryesor të mesazheve të Windows 10. Me anë të këtij aplikacioni ju mund të zgjidhni lehtësisht të komunikoni ërmes numrit telefonik apo përmes llogarisë tuaj në Skype, pak a shumë siç funksionon shërbimi iMessage i Apple. Ndërkohë që aplikacioni Skype Video është i dedikuar për bisedat me video përmes përdoruesve.

Skype do të jetë padyshim një aplikacion universal që do të funksionojë në çdo pajisje Windows 10. Ashtu si në kompjutera por dhe në pajisjet mobile, Microsoft ka si qëllim të integrojë aplikacionin e komunikimit direkt me sistemin operativ. Një përditësim i cili do të lançohet më vonë gjatë këtij viti, pritet të sjellë versionin e ri të Skype në Windows 10. (PC World Albanian)

Microsoft prezanton Skype-in e ri! Sjell dy aplikacione: Skype Messaging dhe Skype Video
1 vote, 4.00 avg. rating (82% score)