Microsoft prezantoi telefonin me kosto të ulët, Nokia 105

Publikuar më: 04-06-2015

nokia-105-thumbMicrosoft ka shtuar edhe një tjetër produkt linjës së telefonët me kosto të ulët  të cilat po i shet nën markën e Nokia-s. Blerësit për momentin duhen të mjaftohen me këtë model sepse një telefon i mirëfilltë i parametrave të lartë nuk do të vijë gjer në verë.

Bëhet fjalë për Nokia 105, një telefon 20 dollarësh i cili funksionon me sistemin operativ Symbian Seritë 30+. Ky telefon është i disponueshëm edhe n një variant me dy karta SIM, ka 4 MB RAM duke ofruar mbështetje për 2000 kontakte.

Nokia 105 ndjek rrugëtimin e modelit 25 dollarësh të vitit të shkuar çka do të thotë se nuk ka aplikacione e as konektivitet në internet. Për ata që kërkojn diçka më të avancuar Microsoft ka një tjetër model, Nokia 215 i cili kushton 9 dollar më shumë dhe vjen i paisur me Facebook, Messenger, Bing search, Twitter dhe shfletuesin Opera Mini.

Bateria është e aftë të mbajë ndezur telefonin për 25 ditë nëse nuk përdoret ndërsa vetëm 15 orë thirrje telefonike. (PCWorld Albanian)

Microsoft prezantoi telefonin me kosto të ulët, Nokia 105
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)