Microsoft prezantoi platformën e aplikacioneve universale dhe projektin Centennial

Publikuar më: 30-03-2016

20160330_090346-100653169-largeGjatë konferencës Build të Microsoft e cila ende vijon të mbahet, kompania zbuloi se aplikacionet e Platformës Universale të Windows (UWP) do të mbërrinin së shpejti në dyqanin e aplikacioneve Windows Store ku Facebook do të jetë ndër promotorët e parë të kësaj përpjekje të re.

Shefi ekzekutiv i sistemit operativ të Microsoft, Terry Myerson, tregoi për pjesëmarrësit një video slide i cili paraqiste disa prej aplikacioneve UWP që do vinin së shpejti në Windows Store ku spikatën Bank Of America, American Express, World Wrestling Erntertainmet e shumë të tjerë.

Por mbase lajmi më i rëndësishëm është ai se aplikacionet kryesor të rrjetit social Facebook do të publikoheshin si aplikacione universale përfshi aplikacionin Facebook dhe Facebook Messenger. Rrjeti social do të sjellë edhe Rrjetin e Audiencës së Facebook në formën e një aplikacioni UWP duke hapur dyert e konsumatorëve Windows për 3 milion reklamuesit e Facebook.

Aplikacionet universale kanë shkaktuar jo pak kontrakdita në industrinë e teknologjisë. Një ekzekutiv kompanie shprehej se platforma e re e aplikacioneve nga Microsoft mbyll dyert për aplikacionet nga palë të treta. Microsoft reagoi duke thënë se do të lejonte modifikime tek aplikacionet universale.

Por karakteristika më tërheqëse e aplikacioneve universale është pikërisht aftësia e tyre për të funksionuar në të gjithë platformat harduerike që funksionojnë me Windows 10 si telefonët, tabletët, kompjuterat, Xbox One, HoloLens etj.

Microsoft gjithashtu prezantoi një konvertues të aplikacioneve Win32 në aplikacione universale. Projekti quhet Centennial dhe 16 milion aplikacione Win32 do të konvertohen në universale duke përfituar kështu nga avantazhet e këtyre të fundit wë u ofron Windows 10-ta. (PCWorld Albanian)

Microsoft prezantoi platformën e aplikacioneve universale dhe projektin Centennial
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)