Microsoft prezantoi ndërtimin eksperimental 14352 të Windows 10-tës me përmirësime të asistentin dixhital Cortana

Publikuar më: 27-05-2016

windows_10_wallpaper-930x523Ditën e sotme Microsoft prezantoi një ndërtim të ri eksperimental të Windows 10-tës për të abonuarit në përditësimet “Fast Ring.” Ndërtimi 14352 vjen dy javë pas atij 14342 me disa shtesa të dobishme në asistentin dixhital Cortana dhe në Windows Ink.

Në Cortana përdoruesit do të kenë mundësi të caktojnë një afat kohor, ta anullojnë atë si dhe të vërejnë sesa kohë ka ngelur. Përdoruesit e një abonimi premium në Groove Music Pass mund të shfrytëzojnë Cortana-n për të luajtur muzikë të një zhaneri, të një artisti apo albumi të caktuar.

Në Windows Ink, aplikacioent e shkrimit si Sticky Notes janë bërë akoma më të sofistikuar. Ata posedojnë funksionalitetin e të krijuarit të përkujtuesve të asistentit dixhital Cortana nga shënimet. Gjithashtu gjatë shkrimit të shënimeve nëse vendosni një numër telefoni do tu shfaqet një opsion për të kryer telefonatë drejt tij dhe nëse shkruani një adresë e-mail-i menjëherë do të ridrejtohen tek posta elektronike.

Me ndërtimin e ti, përditësimi nga Windows 10 Pro në Windows 10 Enterprise është akoma edhe më i thjeshtë Nuk është më e nevojshme të rindizni kompjuterin tuaj por thjeshtë të vendosni një çelës produkti.

Në fund është integruar një funksionalitet quajtur “Limited Period Scanning”, dedikuar përdoruesve të cilët shfrytëzojnë antivirusë të tjerë përveç Windows Defender. Kur është i aktivizuar, Windows 10-ta do të përdorë motorin e skanimit të Windows Defender për të analizuar periodikisht kompjuterin nëse përmban ndonjë maluer.

Sigurisht çdo ndërtim eksperimental përmban rregullime të shumta gabimesh. Këtë herë Microsoft ka adresuar një problem me pasqyrimin në mënyrën e duhur të përmbajtjeve në shfletuesin Microsoft Edge tek kompjuterat me grafikat Intel HD 3000 dhe Intel HD 2000. Gjithashtu ekrani i kyçjes u kujton përdoruesve nëse butoni “Caps Lock” është i ndezur. (PCWorld Albanian)

Microsoft prezantoi ndërtimin eksperimental 14352 të Windows 10-tës me përmirësime të asistentin dixhital Cortana
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)