Microsoft prezantoi Lumia 650, një telefon dedikuar konsumatorëve të biznesit

Publikuar më: 15-02-2016

Lumia650-2-930x587Microsoft lançoi një tjetër telefon Lumia duke u bërë modelin i katërt me sistem operativ Windows 10 pas prezantimit në tetor të Lumia 550, 950 dhe 950 XL. Me një çmim prej 199 dollarësh, telefoni është i disponueshëm në ngjyrë të bardhë dhe të zezë nga data 18 Shkurt në tregjet europiane.

Në aspektin e jashtëm telefoni karakterizohet nga një ekran 5 inç OLED me rezolucion 720p dhe një kornizë alumini. Kamera e pasme me sensor 8 megapiksel shoqërohet nga një dritë LED ndërsa frontalja me kënd të gjërë premton selfie për të mos u harruar.

Në brendësi të tij gjendet një proçesor Qualcomm Snapdragon 212 me katër bërthama dhe frekuencë 1.3 Ghz shoqëruar nga 1 GB RAM. Telefoni ka 16 GB memorje të brendshme e cila mund të zgjerohet përmes kartave microSD me kapacitet deri në 200 GB. Në aspektin e konektivitetit telefoni sjell LTE Kategoria 4, Bluetooth 4.1 dhe Wi-Fi 802.11 b/g/n.

Në postimin në blog Microsoft tenton të nxjerrë në pah dizajnin e sofistikuar dhe më të mirën e produktivitetit të kompanisë duke promovuar vetvehten si lider në këtë aspekt. Microsoft thotë se “Lumia 650 është balanca perfekte mes punës dhe nevojave personale.”

Ky telefon i ri vjen në një moment kur janë përhapur bujshëm spekulimet se marka Lumia do të largohet nga tregu. Një vit më parë Microsoft fshiu plot 7.6 miliard dollar kapital trashëguar nga blerja e Nokias në 2014-tën. Kompania me Lumia 650 dhe dizajn ndryshe shpreson të tërheqë vëmendjen e konsumatorëve të biznesit një strategji kjo tashmë e afirmuar dhe e startuar me Lumia 950. (PCWorld Albanian)

Microsoft prezantoi Lumia 650, një telefon dedikuar konsumatorëve të biznesit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)