Microsoft prezantoi dy telefonë të thjeshtë Nokia. Kushtojnë 37 dollar

Publikuar më: 25-08-2015

gsmarena_003

Telefonë të rinj Nokia! Në fillim u emocionuam e pastaj kuptuam se kishim të bënim me dy telefonë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës si Nokia 222 dhe Nokia 222 Dual SIM. Çmimi fillon nga 37 dollar, një kosto kjo shumë afër Lumia 435.

Por çfarë tjetër përveç jetëgjatësisë spektakolare të baterisë ofron ky telefon? Ka një ekran 2.4 inç QVGA dhe konektivitet 2G/EDGE. Telefoni përmban shfletuesin Opera Mini së bashku me motorin e kërkim të integruar Bing Search.

gsmarena_002Aplikacione të tjera janë: Facebook, Twitter, FB Messenger dhe GroupME. Bluetooth-i është i disponueshëm gjithashtu. Nokia 222 përmban edhe dy lojëra mjaft të bukura si Assasin Creed Brotherhood dhe Midnight Pool 3.

Kamera e pasme ka një sensor 2 megapiksel e aftë të kapë video me rezolucion 320×240 me 15 frekuenca në sekond. Telefoni del në shitje në Shtator dhe vetëm në tregjet në zhvillim. (PCWorld Albanian)

Microsoft prezantoi dy telefonë të thjeshtë Nokia. Kushtojnë 37 dollar
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)