Lajmet

Microsoft pranon rekomandimet e autoritetit Zvicerian të privatësisë për Windows 10

Jan 11 2017
0 Shpërndarje
Microsoft i ka shpëtuar një gjykate Zviceriane pasi pranoi të adoptonte rekomandimet e Komisionit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Informacionit në këtë vend për transparencë më të lartë në sistemin operativ Windows 10. Microsoft pranon rekomandimet e autoritetit Zvicerian të privatësisë për Windows 10 Photo Source: Reuters

Ditën e Mërkure, autoriteti në fjalë tha se ka mbyllur hetimet ndaj sistemit operativ të cilat filluan që në 2015. Modifikimet teknike të kërkuara nga FDPIC do të aplikohen në mbarë botën dhe do të jenë pjesë Përditësimit të Krijuesve.

Qeveria Zviceriane bëri të ditur se kishte tërhequr padinë ndaj Microsoft për ti lënë vend akordit të arritur me kompaninë.

Një zëdhënës i Microsoft e konfirmoi gjetjen e gjuhës së përbashkët mes gjigandit të sistemit operativ dhe autoriteteve.

Por ku bazoheshin akuzat e FDPIC? Në raportin vjetor 2015-2016, autoriteti thoshte se funksionaliteti i instalimit të shpejtë të sistemit operativ aktvizonte automatikisht të gjitha proceset e aksesit dhe transferimit të të dhënave.

E thënë ndryshe të dhënat e përdoruesit, detajet e lokalizimit, historia e kërkimit dhe shfletuesit, butonat e shtypur në tastierë dhe informacionet për rrjetet Wi-Fi afër dërgoheshin tek Microsoft.

Pas një hetimi të gjatë, FDPIC arriti në përfundimin se ky opsion shkelte rregulloren e transparencës duke cënuar privatësinë e knsumatorëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>