Microsoft pranon, 1 miliard paisje me Windows 10 në 2018-tën tepër ambicioze

Publikuar më: 15-07-2016

id-2957391-dsc_0026-100600895-largeVitin e kaluar Microsoft zbuloi ambicjet e Windows 10-tës: 1 miliard pasije me sistemin operativ brenda 2018-tës. Tani kompania thotë se mbase është treguar më ambicioze sesa duhet.

“Jemi të kënaqur me progresin tonë gjer më sot, por duke qenë se biznesi jonë i telefonëve inteligjent nuk shkoi siç duhet, do të marrë më shumë kohë përmbushja e objektivit në fjalë,” tha zv presidenti i Microsoft Yusuf Mehdi.

Ky padyshim është lajm aspak i mirë për kompaninë e cila mbështetej fuqishëm tek Windows 10-ta që të tërhiqte vëmendjen e zhvilluesve drejt aplikacioneve universale. Riorganizimi i biznesit të telefonëve të Microsoft ka qenë një faktor kyç në mos arritjen e objektivit. Vitin e kaluar vetëm pak javë nga debutimi i Windows 10-tës, kompania njoftoi largimin nga puna të 7,800 punojësve.

Analisti i Gartner, Steve Kleynhans nuk e vë në dyshim që Windows 10-ta do të arrijë shifrën e 1 miliard instalimeve por sipas tij rëndësi ka se kur do të bëhet realitet kjo gjë. Aktualisht Windows 10-ta është instaluar në 350 milion paisje ku na ndajnë vetëm 15 ditë nga mbyllja e ofertës falas.

Kleynhans fajësoi edhe industrinë e kompjuterave të rënie për dështimin e planeve të Microsoft por asnjëherë nuk priste që biznesi i telefonëve të mbushte hendekun e 650 milion paisjeve të tjera. (PCWorld Albanian)

Microsoft pranon, 1 miliard paisje me Windows 10 në 2018-tën tepër ambicioze
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)