Microsoft po teston një shërbim i cili do të sfidojë Slack dhe Hipchat

Publikuar më: 10-09-2016

20160331-qi-lu-build16-100653468-largePavarësisht se zotëron një portofol të gjërë shërbimesh koperimi dhe bashkëpunimi për sipërmarrjet dhe organizatat, Microsoft vijon të vuajë në një treg me konkurrencë të lartë nga Slack dhe HipChat. Mund të thoni se Microsoft ka SharePoint, Skype për Bizneset dhe Yammer por në të vërtetë asnjëri prej tyre nuk është konkurrent direkt me aplikacionet moderne të komunikimit për sipërmarrjet si dy të parët.

Sipas një raporti të ri e gjitha kjo pritet të ndryshojë. Skype Teams do të jetë shpëtimi i Microsoft, shërbim i cili po testohet brenda zyrave të kompanisë dhe përdoruesit kanë mundësi të komunikojnë privatisht por edhe në grupe. Ka të gjitha funksionalitetet e Skype që nga thirrjet me zë por edhe ato me video.

E mbi të gjitha Skype Teams thuhet se do të ketë një funksionalitet “vrasës” mbi të cilin Slack po punon prej kohësh: bisedat e grupuara sipas një subjekti të përbashkët. Ky produkt i ri rreshtohet qartësisht me vizionin e kompanisë, të ushqyerit të produktivitetit tek përdoruesit.

Një avantazh i rëndësishëm i kompanisë është disponimi i një infrastukture të gatshme për ofrimin e video konferencave. HipChat e ofron tashmë ndërsa Slack po e ndërton. Sipas spekulimeve Microsoft planifikon ta integrojë shërbimin e ri në Office 365, çka do të përbënte një tjetër avantazh falë popullaritetit të suitës Office. (PCWorld Albanian)

Microsoft po teston një shërbim i cili do të sfidojë Slack dhe Hipchat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)