Microsoft po punon për të sjellur ueb aplikacionin WhatsApp Web në shfletuesin Edge

Publikuar më: 03-08-2015

web-microsoft-edgeUeb aplikacioni WhatsApp Web përmes së cilës mund të dërgoni dhe merrni mesazhe nga shfletuesi në kompjuterin tuaj aktualisht funksionon vetëm me Chrome, Firefox, Opera dhe Safari. Megjithatë akoma nuk ka një mbështetje zyrtare për shfletuesit Microsoft Edge dhe Internet Explorer.

Kjo shumë shpejt do të ndryshojë sepse ka filluar puna mes Microsoft dhe WhatsApp për ta sjellur këtë shërbim edhe në shfletuesin Edge.

Nuk ka ndonjë afat zyrtar se kur do ta shohim këtë shërbim të disponueshëm në shfletuesin Edge por ata që e përdorin WhatsApp vazhdimisht ky është një lajm i mirë. (PCWorld Albanian)

Microsoft po punon për të sjellur ueb aplikacionin WhatsApp Web në shfletuesin Edge
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)