Microsoft po punon për të sjellur dy smartfonë Lumia të një niveli të lartë

Publikuar më: 04-05-2015

downloadNjë artikull i ri, burimi i së cilit nuk dihet, vë në dukje disa specifika për dy modele të ardhshme Lumia nga Microsoft. Spekulimet vazhdojnë ku thuhet se të dy telefonët do të jenë të paisur me Windows 10 dhe do të prezantohen nga Vjeshta e këtij viti.

Spekulimet vinë nga Unleash the Phones duke pretenduar se këto telefonë Lumia kanë proçesorë 64Bit dhe dritë të trefishtë LED të kamerës së pasme. Njëri nga telefonët mbart emrin e koduar “Talkman” dhe ka këto specifika të harduerit:

– Ekran 5.2 inç Quad HD

– Proçesor Qualcomm Snapdragon 6 bërthamësh

– 3 GB RAM

– 32 GB hapësirë të dhënash

– 20 Megapiksel kamër të pasme

– 5 Megapiksel kamër frontale

– 3000 mAh bateri të lëvizshme

Historia vazhdon me një tjetër model edhe më të fuqishëm me emrin e koduar “Cityman”. Specifikat e tij mendohet të jenë:

– Ekran 5.7 inç Quad HD

– Proçesor Qualcomm Snapdragon 8 bërthamësh

– 3 GB RAM

– 32 GB hapësirë të dhënash

– 20 Megapiksel kamër të pasme

– 5 Megapiksel kamër frontale

– 3300 mAh bateri të lëvizshme

Që të dy telefonët do të mbërrijnë në gjysmën e dytë të këtij viti dhe përflitet për disa funksionalitete të reja si pranimi dhe dërgimi i thirrjeve dhe SMS nga kompjuteri. (PCWorld Albanian)

Microsoft po punon për të sjellur dy smartfonë Lumia të një niveli të lartë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)