Microsoft po punon në një Outlook.com të ri. Sjell ndërfaqen e postës elektronike të Office 365 edhe për konsumatorët individualë

Publikuar më: 22-05-2015

addinsoutlookdotcomMicrosoft ka në plane të sjellë një Outlook krejtësisht të ri në javët në vazhdim, një shërbim i cili do të ngjajë së shumti me atë që po ofrohet për postën elektronike të Office 365.

Ndër këto risi të cilat Microsoft po i bën të disponueshme për një numër të caktuar përdoruesish që nga data 21 Maj janë: një ndërfaqe e re, funksionalitete më të mira bashkëpunimi mes shërbimeve, funksionalitete të përmirësuara të kërkimit dhe një kalendar më funksional.

Sipas gjigandit amerikan të softuerit, këto karakteristika të reja do të jenë të disponueshme zyrtarisht për përdoruesit në javët në vazhdim përmes një programi regjistrimi.

Qëllimi i Microsoft është i qartë: Afrimi i Outlook dhe Outlook.com në mënyrë që të zhdukë e diferencimet mes këtyre dy produkteve të cilat esencialisht janë e njëjta gjë. Një iniciativë të ngjashme e kemi parë edhe me ri-emërtimin e shërbimit Lync në Skype for Bussines apo edhe rasti i OneDrive for Bussines. (PCWorld Albanian)

Microsoft po punon në një Outlook.com të ri. Sjell ndërfaqen e postës elektronike të Office 365 edhe për konsumatorët individualë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)