Microsoft po punon mbi një shërbim i cili do të ofrojë Wi-Fi për miliona njerëz

Publikuar më: 03-06-2015

130916130044-microsoft-discussion-620xaËshtë e qartë që nëse duam që përdoruesit të jenë akoma më shumë produktivë online, kjo gjë kërkon akses të internetit në cdo vend që ata shkojnë. Sipas VentureBeat, kompania softuerike Microsoft është duke zhvilluar një shërbim që do të ofrojë Wi-Fi falas në çdo vend të botës. Shërbimi i ri i quajtur Microsoft Wi-Fi, u pikas për herë të parë online nga një përdorues i Twitter por faqja e zbuluar tanimë është zëvëndësuar nga një grafikë “coming soon”.

Në një deklaratë dërguar VentureBeat, një përfaqësues i Microsoft konfirmon se ky shërbim i ri është duke ardhur. “Ne konfirmojmë ardhjen e një shërbimi të tillë i quajtur Microsoft Wi-Fi i cili do t’ju ofrojë akses falas në Wi-Fi miliona përdoruesve. Detaje të tjera do të publikohen më vonë’, u shpreh përfaqësuesi i Microsoft.

Ky shërbim do të implementohet në sajë të aplikacioneve të iOS, Android, OS X dhe Windows. Wi-Fi do të jetë e disponueshme dhe në formën e hotspoteve të vendosura të ajër. Një lajmërim zyrtar është duke ardhur por nuk është e qartë se rreth çfarë periudhë kohore mund të debutojë ky shërbim. Kjo përpjekje e Microsoft është për tu vlerësuar pasi do të rrisë ndjeshëm numrin e përdoruesve online dhe në zonat ku aksesi i internetit është i limituar. (PC World Albanian)

Microsoft po punon mbi një shërbim i cili do të ofrojë Wi-Fi për miliona njerëz
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)