Microsoft po eksperimenton me Outlook Premium, një postë elektronike pa reklama dhe e-mail-e të personalizuara

Publikuar më: 04-04-2016

microsoft-outlook-logo-640Microsoft po teston një version premium të shërbimit të postës elektronike Outlook nga ku përdoruesit do të përfitojnë shfletim në e-mail pa reklama plus qasje me domaine personale.

Sipas Thurrot.com, Outlook Premium do të jetë falas për një vit pastaj do të kushtojë 3.99 dollar në muaj për të gjithë të interesuarit. Momentalisht ky shërbim është i disponueshëm falas vetëm përmes një sistemi ftesash.

Microsoft ka filluar të eksperimentojë me këtë shërbim që në muajin Korrik por atë kohë ishte e paqartë kostoja e tij. Këto dy funksionalitete Microsoft i ka ofruar në të kaluarën. E para siç u thamë më lart ofron një version të postës elektronike pa reklama, një abonim i cili u kushton përdoruesve 20 dollar në vit.

E dyta janë domeinet personale ku përdoruesit do të kenë mundësi të shijojnë funksionalitetet dhe familjaritetin që të ofron Outlook.com por me e-mail të personalizuar si emrijuaj@shembull.com.

Kjo e dyta është e disponueshme në aplikacionin Outlook të Office 365 për bizneset e vogla, një abonim i cili kushton 60 dollar në vit. Gjer në 2014-tën gjigandi i sistemit operativ e ka ofruar falas këtë shërbim megjithëse atë kohë përdoruesit ishin përgjegjës për domeinin. Tani e tutje Microsoft do e menaxhojë vetë edhe këtë pjesë. (PCWorld Albanian)

Microsoft po eksperimenton me Outlook Premium, një postë elektronike pa reklama dhe e-mail-e të personalizuara
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)